Site icon Telegrafi

Burri në SHBA ngjitet në ndërtesën Trump Tower, pasi kërkonte të fliste me presidentin amerikan

Një burrë në SHBA është xhiruar nga qytetarët i varur me një litar në ndërtesën e Trump Tower, në Chicago, pasi dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë së Çikagos konfirmoi se oficerët iu përgjigjen raporteve ku një burrë thuhej se kërcënonte me vetëvrasje.

Ai kërkonte që të fliste me presidentin Trump si dhe me mediet, bazuar në raportimet lokale.

Personi me shtetësi aziatike i armatasour me një thikë, kërcënonte se do ta vriste veten në rast se nuk do t’i jepej mundësia të fliste me presidentin amerikan.

Ekipi i policëve SWAT si dhe Njësia Detare u thirrën në vendin e ngjarjes së bashku edhe me zjarrëfikësit dhe policinë.

Burri i cili nuk u identifikua dukej se ishte në të 20-tat e tij, u pa i varur në ora 5:30 pasdite duke qëndruar atje për orë të tëra. /Telegrafi/

Exit mobile version