Ky është momenti i rrezikshëm kur një burrë i dehur në Rusi ndezi fishekzjarrë brenda pallatit të tij në natën e Vitit të Ri – përpara se të dilte jashtë në rrugë e t’i shpërthejnë ato në duar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri në Khabarovsk po përpiqej ndizte mjetet piroteknike, por nuk po ia dilte.
Pas disa përpjekjesh, ai arrin të ndezë fitilin dhe mori kutinë e fishekzjarreve për ta nxjerrë jashtë.
Kutia me fishekzjarrë fillon të shpërthejë në momentin kur burri po dilte jashtë. Pamjet nga kamerat në ambientn e jashtëm tregonin se ai e lëshoi kutinë në tokë dhe u largua nga aty.
Incidenti thuhet se ndodhi si rrjedhojë e një feste të vonë të Vitit të Ri, që ndodhi në orën 2 të mëngjesit më 1 janar. /Telegrafi/