Mediat kineze shkruajnë se nëntë muaj pas ‘varrimit’, është gjetur një burrë i moshuar që konsiderohej se kufoma e tij ishte djegur.
Zhuo Kangluo në vitin 2014 ishte arratisur nga shtëpia e pleqve, kurse pranë një rruge ishte gjetur trupi i burrit që familja e kishte identifikuar si Kangluo, transmeton Telegrafi.
Nëntë vjet më vonë, në gusht të vitit të kaluar, autoritetet e Chongqing morën për herë të parë raporte të një burri që sillej në mënyrë të çuditshme.
Policia fillimisht kishte probleme me përcaktimin e identitetit të tij, pasi ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve.
Por të martën, rezultatet e analizës së ADN-së treguan se ADN-ja e tij përputhej me vëllain e Kangluos.
Duket se nëntë vite më parë, të afërmit dhe vendasit kanë identifikuar gabimisht një burrë që humbi jetën në një aksident automobilistik.
Nipi i Kangluos dyshohet se nuk donte një autopsi dhe burri u dogj pas funeralit.
Por nipi, pasi pa posterin e personave të zhdukur, njohu gjyshin e tij Zhuo Kangluo.
Kur e vizitoi, burri raportohet se shpërtheu në lot dhe dinte të shkruante saktë emrat e të afërmve të tij.
Autoritetet kineze po punojnë tani për të identifikuar njeriun që gabimisht mendohej se ishte Zhuo në vitin 2014. /Telegrafi/