Një burrë në Kinë, i cili duket se i mbijetoi një tentative vetëvrasjeje, thuhet se e vinte turp që djali i tij 29-vjeçar nuk ishte martuar ende.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 55-vjeçari i paidentifikuar iu dha një shënim rojeve në stacionin hekurudhor të Shangait më 22 janar dhe iu tha se sapo kishte marrë mbidozë të ilaçeve. Më pas i ra të fikët në vend.
Në shënimin, drejtuar djalit të tij, burria shkroi se “kishte jetuar një jetë me turp”, sepse djali i tij nuk kishte krijuar ende familje.
“Njerëzit në moshë me mua në fshat tashmë kanë fëmijë dhe nipër”, thuhet të ketë shkruar ai, duke shtuar: “Por ti je 29 vjeç dhe nuk ke arritur asgjë”.
Derisa burri i ka mbijetuar incidentit the thuhet se po merr trajtim spitalor, rasti ka ndezur një bisedë në mediet sociale rreth presioneve për të rinjtë kinezë që të martohen herët. /Telegrafi/