Një burrë në Kazakistan u përpoq ta shesë veshkën e tij për 16 mijë euro për t’i ‘larë’ borxhet e tij që kishte lënë në lojërat e fatit.
Megjithatë, ai u arrestua nga policia në Kazakistan përpara se të bënte këtë, transmeton Telegrafi.
Burri tentoi t’ia shiste veshkën një personi, me të cilin ishte njoftuar në internet.
“Ai ia vendosi çmimin veshkës së tij 16 mijë euro, dhe u përpoq t’ia shiste një personi të rastësishëm në internet”.
“Të gjitha marrëveshjet në lidhje me operacionin e heqjes së veshkës duhej të organizoheshin nga marrësi”, thanë ata.
Policia e kishte parë ofertën e burrit në internet, kështu iu përgjigj rastit.
Autoritetet madje kanë publikuar pamje të arrestimit të tij. /Telegrafi/