Telegrafi

Burri në karrocë invalidësh vjedh prezervativë

Kapiteni i policisë së Dallasit, Kevin Janse, ka thënë të premten se një burrë në karrocë invalidësh është futur në njërën nga dyqanet e kompanisë ”Dallas 7-Eleven”, të mërkurën pasdite, dhe ka shkuar drejt e tek arka duke e rrahur me shkop bejsbolli derisa është hapur.

Por ai nuk vodhi para të thata. Në vend të tyre, policia thonë se ka vjedhur 10 kuti me prezervativë dhe një pije energjike para së të largohej.

Janse thotë se i dyshuari mund të ketë qenë pa shtëpi dhe me gjasë ka qenë i dehur gjatë kohës së plaçkitjes.