Telegrafi

Burri në karrocë ia bllokon rrugën “Lamborghinit” (Video)

Një person me aftësi të kufizuara, i cili qëndronte në një karrocë i ka habitur të gjithë teksa doli në mes të rrugës dhe u përpoq që të mos lejonte kalimin e “Lamborghinit”.

Burri i paidentifikuar i bllokoi rrugën shoferit të makinës që kushton 350 mijë paund.

I hutuar dhe i nervozuar nga ky veprim i burrit me karrocë, shoferi detyrohet të dalë nga makina dhe ta largojë atë.

Më pas ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili ka tërhequr burrin me karrocë, në mënyrë që të kalonte makina e kuqe. /gazetashqip/

https://www.youtube.com/watch?v=eSIVU3HEzw0