Site icon Telegrafi

Burri në Japoni ‘bëhet’ qen – shpenzon mijëra euro për një kostum që e bën të duket real

Një japonez thotë se ka përmbushur ambicien e tij të përjetshme për t’u dukur si një kafshë, pasi shpenzoi 14,600 euro për një kostum qeni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri i cili quhet Toko-san, porositi kostumin te agjencia e quajtur Zeppet, të cilës iu deshtë 40 ditë për ta krijuar kostumin me porosi të racës Collie.

Duke postuar foto të tij me kostum, Toko-san tha: “E bëra kostumin Collie pasi duket e vërtetë kur e vesh.

“Mendova se do të ishte më mirë nëse do të merrja një kostum qeni”. /Telegrafi/

Exit mobile version