Site icon Telegrafi

Burri në Indi u sulmua pasi u vesh si nuse në dasmën e të dashurës së tij ‘sekrete’

Një burrë në Indi i cili ishte veshur si ‘nuse’ në mënyrë që t’i afrohej të dashurës së tij sekrete në ditën e saj të martesës, u sulmua pasi u zbulua mashtrimi.

Videoja e shpërndarë nga The Mirror, tregon burrin e paidentifikuar duke u futur në festë i veshur me veshje tradicionale të nuseve, i rregulluar me grim si dhe me paruke, përcjell Telegrafi.

Ngjarja ndodhi në Bhadohi, në Indinë veriore, derisa nusja e vërtetë po bëhej gati që të martohej me një burrë tjetër, duke bërë burri i maskuar të ndërmarrë veprime drastike.

Burri i paidentifikuar vendosi që veprimi i tij më i mirë do të ishte që të hynte fshehurazi, për t’u mos zbuluar ai i vesh si një grua me shpresën se nuk do të njihej.

Për fat të keq, ai u zbulua nga mysafirët, të cilët më pas dyshohet se filluan ta rrahin atë. /Telegrafi/

Exit mobile version