Një burrë 42-vjeçar në Indi theu rekordin Guinness pasi grushtoi një thes për 55 orë e 15 minuta.
Sidhu Kshetri iu kërkua të gjuante së paku një grusht çdo 2 sekonda dhe iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë, transmeton Telegrafi.
“Kam praktikuar artet marciale për 25 vjetët e fundit”, deklaroi Kshetri për Guinness.
“Jam i interesuar të kontribuojë për vendin tim, kështu që vendosa të thyeja këtë rekord”. /Telegrafi/