Telegrafi

Burri në Australi përdorë çarçafët e shtratit në formë litari, për të ikur nga karantina

Një burrë nga Queensland është akuzuar pasi dyshohet se u arratis nga karantina e hotelit duke përdorur një litar të improvizuar të bërë nga çarçafët e shtratit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri 39-vjeçar kishte mbërritur me një fluturim në Australinë Perëndimore nga Brisbane rreth orës 16:00 të hënën, por nuk kishte përfunduar një leje G2G, një leje e veçantë për të hyrë në Australinë Perëndimore (WA).

Ai u dërgua menjëherë në një objekt karantine hoteli në Rivervale, pasi aplikimi i tij manual nuk plotësonte kërkesat për një përjashtim të udhëtimit.

Atij iu dha një direktivë për ta lëshuar Australinë Perëndimore në 48 orët e ardhshme dhe u urdhërua të hynte në karantinë përkohësisht brenda natës në një hotel në lindje të Perth.

Policia pretendon se burri u arratis nga hoteli në orët e para të së martës, duke përdorur çarçafët nga shtrati i tij, për të krijuar një litar të improvizuar.

“Ai zbriti nga një dritare e dhomës së katit të katërt, duke përdorur një litar të bërë nga çarçafët dhe u largua nga zona”, tha policia në një deklaratë.

Oficerët gjetën të arratisurin e dyshuar disa orë më vonë, dhe e arrestuan atë. /Telegrafi/