Telegrafi

Burri në Alabama gjobitet për hedhje mbeturinash, pasi që vazhdimisht vendoste lule tek varri i të fejuarës

Një burrë nga Alabama është dënuar për hedhje mbeturinash dhe u detyrua të paguajë 300 dollarë, pasi që vazhdimisht vendoste buqeta lulesh tek varri i të fejuarës së tij, babai i së cilës nuk i pëlqente “dhuratat” por as nuk e kishte aprovuar lidhjen e çiftit.

Winston ‘Winchester’ Hagans u dënua gjatë së enjtes në gjykatën e qytetit të Auburn, pasi që Tom Ford, babai i Hannah Ford, nënshkroi një urdhër arrest ndaj Winston, transmeton Telegrafi.

Hannah vdiq në një aksident në janar të vitit 2021, vetëm një muaj pasi që u fejua me Hagans.

Hagans vazhdimisht dërgonte buqeta lulesh tek varri i saj, ndërsa babai i saj vazhdimisht i largonte lulet.

Ligji në Alabama u lejon qytetarëve të këtij shteti mund të marrin urdhër-arrest në gjykatat komunale për disa raste të caktuara. /Telegrafi/