Burri i mësueses së vrarë nga të shtënat masive në Uvalde, Teksas, ka vdekur nga një sulm në zemër dy ditë pas sulmit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joe Garcia, burri i Irma Garcia, 46-vjeçare – njëra prej dy anëtarëve të shkollës që u vra nga një person i armatosur 18-vjeçar në shkollën fillore Robb – vdiq nga një sulm në zemër vetëm dy ditë pasi humbi gruan e tij.
Një anëtar i familjes e konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Twitter, duke thënë se ai “u nda nga jeta për shkak të pikëllimit”. Ata kishin qenë bashkë që nga shkolla e mesme dhe kishin katër fëmijë.
“Unë me të vërtetë jam pa fjalë për mënyrën se si po ndihemi”, shkroi në Twitter, John Martinez, nipi i Irma Garcia.
“Ju lutem lutuni për familjen tonë. Zoti pastë mëshirë për ne, kjo nuk është e lehtë”.
Ndryshe, nga sulmi i së martës në shkollën e Teksasit kanë mbetur të vdekur 21 persona, në mesin e tyre 19 nxënës dhe dy mësuese, njëra prej tyre ishte Irma Garcia. /Telegrafi/
EXTREMELY heartbreaking and come with deep sorrow to say that my Tia Irma’s husband Joe Garcia has passed away due to grief, i truly am at a loss for words for how we are all feeling, PLEASE PRAY FOR OUR FAMILY, God have mercy on us, this isn’t easy pic.twitter.com/GlUSOutRVV
— john martinez ❤️? (@fuhknjo) May 26, 2022