Godfrey Baguma që vuan nga një gjendje e rrallë dhe e panjohur shëndetësore, si dhe gruaja tij Kate Namanda, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të gjashtë, që është një vajzë e shëndetshme.
Burri 47-vjeçar i ka edhe dy fëmijë më të mëdhenj me një grua tjetër, me të cilën është ndarë pasi e ka zënë duke e tradhtuar me një mashkull tjetër.
Mirëpo, ai nuk ka ndaluar në kërkimin e fatit, duke e njoftuar Katen, me të cilën është shoqëruar katër vite para se të martohet, transmeton Telegrafi.
Baguma tani merret me muzikë dhe prezantime të ndryshme, fitimet e të cilave i ndihmojnë të mbajë familjen.
Madje, ai ka qenë pjesë e një seriali real, ku është prezantuar si “burri më i Shëmtuar në Ugandë”.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet një nga paraqitjet e tij muzikore. /Telegrafi/