Autoritet në Florida kanë njoftuar se një grup adoleshentësh nga mosha 14 deri në 16-vjeç, kanë filmuar me telefon mobil një burrë 32-vjeç duke u mbytur në liqen, duke mos ndërmarrë asgjë për ta shpëtuar.
Pamjet e tmerrshme të filmuara gjatë 9 korrikut në Cocoa në Florida, shfaqin momentin kur Jamel Dunn kërkon ndihmë derisa adoleshentët vetëm e shikonin dhe qesheshin me të, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë ky burrë shihet duke kërkuar ndihmë në momentet e fundit të jetës, duke mos mundur të qëndrojë mbi ujë.
Gjykata në Brevard ka publikuar videon për gazetarët, duke e cilësuar incidentin një “tragjedi”, ndërsa adoleshentët i ka kritikuar që nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta shpëtuar Dunnin.
Autoritet e Floridas, gjithashtu kanë bërë të ditur se “nuk ka kurrfarë justifikimi moral” për sjelljet e këtyre adoleshentëve.
Polici ishte informuar për ekzistimin e kësaj videoje, vetëm atëherë kur është postuar në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u bë virale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dt1oWKAa9lE