Një moment bizar është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku një burri i “shpërthen” në duar tavolina.
Matt Anderson 39-vjeç, mbeti i habitur nga ajo që i ndodhi para syve duke menduar se dikush i kishte vënë një “bombë” nën tavolinë, transmeton Telegrafi.
Familjarët e tij kanë shpërndarë videon bizare në Facebook, ndërsa Matt ende nuk e ka të qartë se si i ndodhi kjo.
Anderson nga Hull i Anglisë, ishte duke larguar orenditë nga shtëpia, pasi po kryente disa renovime brenda dhomave.
Por në momentin që po e lëshonte tavolinën në oborrin e shtëpisë, xhami i tavolinës shpërthen sikur dikush t’ia kishte vënë një “bombë”. /Telegrafi/