Site icon Telegrafi

Burri mban krokodilin mbi supe, videoja bëhet virale

Një burrë nga Uttar Pradesh të Indisë është bërë viral pasi u pa duke mbajtur mbi supe një krokodil të gjallë masiv.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjete sociale, tregojnë njeriun, që besohet të jetë një zyrtar i departamentit të pyjeve, duke mbajtur krokodilin që kishte terrorizuar fshatarët për tre javët e fundit, përcjell Telegrafi.

Nga frika e një sulmi nga krokodili, fshatarët thirrën zyrtarët e pyllit të cilët arritën ta largonin zvarranikun.

Përpara se ta mbante krokodilin, zyrtari i departamentit të pyjeve i lidhi gojën dhe gjymtyrët zvarranikut.

Më pas, ai e lëshoi atë në shkretëtirë. /Telegrafi/

Exit mobile version