Një burrë është arrestuar pasi u vesh si nëna e tij, në mënyrë që të mund të merrte patentën në emër të saj.
Braziliani Heitor Schiave mori masa ekstreme pasi nëna e tij Maria, 60-vjeçare, dështoi tri herë në testin e saj të vozitjes, transmeton Telegrafi.
Burri 43-vjeçar bëri përpjekje të konsiderueshme për ta bërë veten të duket si Maria, tha një instruktor.
Por plani i tij – për të cilin ai pretendon se nëna e tij nuk ishte në dijeni – u rrëzua dhe ai u arrestua për mashtrim dhe keqpërdorim të identitetit të një personi tjetër.
Zëri i tij, duart e trasha dhe të mëdha bënë që ai të vërehej menjëherë që ishte një burrë dhe jo grua.
Mekaniku Heitor vuri make-up, ngjyrosi thonjtë e tij, kishte vënë paruke dhe i veshi rrobat e nënës së tij, në mënyrë që të dukej si ajo.
Ekzaminuesi Aline Mendonça tha: “Kur hyra në makinë dhe u ula pranë, shpejt e kuptova se ky ishte një burrë i veshur si grua”. “Ai po bënte çmos për t’u dukur si një femër dhe sa më natyral që ishte e mundur”.
“Make-up i tij ishte me të vërtetë i mirë dhe ai dukej jashtëzakonisht mirë”.
Por kur u bë e qartë se ai nuk ishte ai që pretendonte të ishte, Aline thirri policinë.
Megjithë problemet e tij ligjore, Heitori është konsideruar nga disa si një hero në mediat sociale.
Ishte quajtur “një gjest fisnik” pasi ai u përpoq të ndihmonte nënën e tij. /Telegrafi/