Site icon Telegrafi

Burri i martuar dhe babai i dy fëmijëve, “dashurohet” në kukullën me të cilën bën shoping dhe ndan apartamentin (Foto)

Edhe pse mund të tingëllojë paksa e çuditshme, por një burrë nga Japonia ka pranuar publikisht, se më në fund ka gjetur lumturinë tek e dashura e tij kukull e punuar nga silikoni.

Senji Nakajima, pretendon se është duke u kënaqur në marrëdhënien e tij të “përsosur” me kukullën Saori, me të cilën madje del për të bërë shoping, pavarësisht faktit se ai është i martuar me një grua me të cilën ka dy fëmijë, transmeton Telegrafi.

Senji 61 vjeç nga Nagano, bën jetë të dyfishtë, pasi gjysmën e kohës ia kushton kukullës me të cilën ndan apartamentin në Tokio, ku edhe kënaqet me marrëdhënien e tyre fizike, dhe beson se kukulla e plastikës nuk vrapon pas “parave të tij”.

Biznesmeni japonez thotë se për herë të parë kishte takuar Saori para gjashtë viteve, derisa po bënte një jetë monotone larg shtëpisë.

Fillimisht ai e kishte shfrytëzuar Saorin për qëllime seksuale, por me kalimin e kohës ai është dashuruar në të, dhe sot e kësaj dite thotë se nuk mund ta imagjinoj jetën larg saj. /Telegrafi/

Exit mobile version