Site icon Telegrafi

Burri largohet prej pune, gruaja fiton shtëpi

"Nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur. Nuk kam nevojë të them fare sa i befasuar dhe i lumtur është bashkëshorti im", ka deklaruar Susan Wells.

Shtëpia e fituar në lotari gjendet në qarkun Marin, në veri të San Franciskos. Pasi që çifti posedon shtëpi në Danville, një paralagje në jug të San Franciskos dhe nëse nuk dëshiron të zhvendoset në shtëpinë e re, atëherë kanë mundësinë që të marrin 1.2 milionë dollarë para të thata për të.

Çifti ende është duke menduar se çfarë do të ishte më mirë të bëjnë, e deri në vendimin përfundimtar ata do të përgatisin një ndejë për fqinjët dhe miqtë e tyre në të cilën do të pihet shampanja më e mirë.

Exit mobile version