Telegrafi

“Burri kthehet në shtëpi, dashnori i zhveshur fshihet në parvazin e shtëpisë” (Video,+16)

Një burrë i zhveshur plotësisht ka përfunduar në parvazin e dritares së një shtëpie, ku mesa duket po fshihej nga dikush. Ndoshta nga bashkëshorti i të dashurës, i cili ka ardhur në shtëpi në mënyrë të papritur.

Nuk janë ende të qarta detajet e videos së publikuar këto ditë në Facebook, e cila po qarkullon shumë.

Skena është xhiruar në France (ose në një vend ku flitet frëngjisht) nga një fqinj.

Megjithatë hipotezat e përdoruesve në rrjet janë të shumta, përcjell BW.

Disa thonë që mund të jetë edhe një adoleshent në shtëpinë e të dashurës së tij, i cili fshihet nga prindërit e vajzës.