Kamerat e sigurisë në spitalin e Scunthorpe të Anglisë, e kanë filmuar momentin kur një grua e ka kryer lindjen pranë derës së hyrjes.
Jessica Stubbins ka ndjerë dhimbje të mëdha dhe është mbështetur për muri, pa e ditur se është duke lindur.
Ajo nuk ka mundur as të kërkojë ndihmë, sepse fëmija tashmë kishte dalë, transmeton Telegrafi.
E tërë kjo ka ndodhur derisa burri saj ishte duke kërkuar vend për të parkuar veturën.
“Është vajzë, më fal që ndodhi kështu”, ka thënë Stubbins, në momentin që e ka kryer lindjen brenda disa sekondash.
Prindërit e rinj kanë qenë të ftuar në ‘Good Morning Britain’ për të rrëfyer momentin e papritshëm, kur iu lindi vajza. /Telegrafi/
https://youtu.be/vOALDzVarus