Disa njerëz i duan qentë e tyre aq shumë sa që ata preferojnë t’i mbajnë kafshët shtëpiake më përpara sesa të qëndrojnë të martuar. Historia e Liz Haslam është prova më e mirë e kësaj dashurie të pakushtëzuar.
Liz dhe burri i saj Mike ishin bashkë që në shkollën e mesme. Por, Liz zgjodhi qentë e saj të shpëtimit mbi të dashurin e shkollës së mesme dhe ajo as që mendoi të ndryshonte mendje.
Çifti u martua pas diplomimit. Ata jetonin në një shtëpi në fshat në Barnham, Suffolk, Mbretëria e Bashkuar. Liz dhe Mike kishin një fëmijë së bashku dhe jetuan në të njëjtën shtëpi për 25 vjet. Një ditë, përralla 25-vjeçare mori fund.
https://twitter.com/bedsforbullies/status/1003758483345428480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1003758483345428480%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.healthyfoodhouse.com%2Fman-made-his-wife-liz-haslam-choose-between-her-rescue-dog%2F
Liz i donte vërtet qentë, raca e terrierëve e malorë të perëndimit ishte e preferua e saj. Nëna e saj e kishte rritur këtë race dhe babai i saj kishte një kompani të ushqimit të kafshëve. Shtëpia e Liz kishte hapësirë të mjaftueshme për shumë qen, kështu që ajo hapi një biznes të quajtur “Beds for Bullies”. Gruaja e dashur siguroi strehë për qenët e pa strehë.
Mike nuk e pëlqente faktin që jeta e tij familjare vërtitej rreth terrierëve të Liz. Shumica e qenve kishin nevojë për kujdes të vazhdueshëm për shkak të problemeve të tyre mjekësore. Gjetja e një shtëpie për të gjithë ishte pothuajse e pamundur.
Liz duhej të merrte një vendim. Mike e bëri atë të zgjedhë midis tij dhe qenve.
“Mendova se, pas 25 vjetësh, ai duhet ta kishte ditur që heqja dorë nga qentë nuk ishte aspak pjesë e qëllimeve të mia”, tha Liz. “Ai e dinte që nga momenti kur u martuam se çfarë bëja. Nuk e di se çfarë priste ai ”, përfundon Liz.
Ajo mbajti 30 qentë e saj në vend që të shpëtonte martesën e saj dhe vendimi tronditës e la atë të jetonte në një tendë.
Mike ishte me të vërtetë i zënë me punë dhe Liz i mungonte vërtet dashuria dhe vëmendja e tij. Qentë e shpëtimit u bënë miqtë e saj më të mirë. /Telegrafi/