Telegrafi

Burri kap gjarprin dhe më pas ndodh habia (Video)

Një video është publikuar së fundmi, që tregon momentin kur një burrë kap me duar një gjarpër dhe më pas e vë në gjumë.

Pamjet e pabesueshme tregojnë momentin kur burri përballet me zvarranikun, ndërsa ky i fundit i kthehet në mënyrë agresive.

Por disa sekonda më vonë, ai e kap gjarprin nga koka e teksa e huton me dorën tjetër e ngre nga toka.

Pasi e lë të varur për një moment, burri e rikthen zvarranikun në tokë.

Më pas shihet teksa e përkëdhel në trup disa herë e si me magji, gjarpri bie në gjumë, transmeton tvklan.

Sipas britanikes “Mirror”, nuk është e qartë se ku është filmuar kjo video, megjithatë ajo është parë rreth 50 mijë herë në vetëm 10 orë.

https://www.youtube.com/watch?v=3vUpuWvIklc