Site icon Telegrafi

Burri incizoi një vetëtimë të çuditshme dhe UFO-n

Në fillim kur pa renë e çuditshme – iu duk sikur pa një objekt në formë të shkronjës C ose bumerangut, por pasi po binte shi i madh dhe kishte vetëtima – ai mendoi se bëhet fjalë vetëm për një re në formë të çuditshme.

Por papritmas shpërtheu një vetëtime e madhe, ndërsa ajo që të tërheqë vëmendjen në këtë incizim është se vetëtima ka një formë gjysmërrethi pas së cilës fshihej një objekt i paidentifikuar fluturues.

Burri tha se “vetëtima ndriçoi nga ana veriore dhe u nis nga ana jugore duke përcjellë formën e bumerangut, derisa në një vend u ndërpre”.

Shumë shpejt ky incizim u publikua në internet dhe natyrisht arriti në duart e ekspertëve të cilët nuk kanë dhënë ndonjë informatë zyrtare.

Exit mobile version