Ky është momenti bizar kur një burrë i nervozuar ia mbush veturën gruas me beton, pasi ajo kishte ndërruar mbiemrin e saj (të burrit) duke e zëvendësuar atë me emrin e supermarketit ku punonte.
Një burrë nga Rusia kishte gjetur një metodë të pazakontë të ndëshkojë gruan e tij me të cilën po “kalon momente të vështira”, e cila kishte ndërruar mbiemrin e burrit me atë të supermarketit Veniy ku ajo punon, transmeton Telegrafi.
Ai kishte vendosur t’ia mbush veturën me beton, pasi që e dinte se vetura ishte pika e saj e dobët. Ndërsa, ky incident bizar është filmuar me telefona të mençur nga kalimtarët e rastit në Shën Petersburg të Rusisë.
Burri emri i të cilit nuk dihet, shihet në video duke e udhëzuar shoferin e mikserit të betonit drejt veturës së gruas, të cilën për pak sekonda e mbush me çimento.
Mediat ruse raportojnë se burri i nervozuar kishte pranuar se ai dhe gruaja e tij po kalojnë moment të vështira, dhe se janë shumë pranë shkurorëzimit.
Por pronari i supermarketit ku ajo punon u kishte premtuar nëpunësve se do t’iu paguaj nga 703 funte në muaj, çdo nëpunësi që e ndërron mbiemrin dhe e merr atë të supermarketit. /Telegrafi/