Telegrafi

Burri ia kafshon hundën gruas, sepse nuk iu përgjigj në telefon

Pamjet shfaqin gruan duke u ekzaminuar teksa një pjesë e hundës së saj po mungonte për shkak të kafshimit.

Gruaja tha se burri i saj e telefonoi atë në orët e hershme të mëngjesit gjatë një ndërrimi të orarit të punës natën me 6 shtator, e duke qenë se kjo ishte shumë e lodhur, ajo nuk e kishe dëgjuar thirrjen, shkruan TheMirror.

Me ashpërsi të nesërmen, burri u përball me gruan e tij dhe të dy rezultuan në përleshje.

Ajo i tha policisë se në ato momente ai e kapi atë dhe i futi dhëmbët në hundën e saj duke ia hequr një pjesë nga aty, transmeton lajmi.net.

Ajo u dërgua në spital në Jinan, ku mjekët thanë se e gjithë hunda e saj përfshirë edhe indet e buta ishin zhdukur.

Policia tha se janë duke hetuar në gjetjen e burrit të saj, i cili që nga atëherë rezulton i humbur.