Site icon Telegrafi

Burri i maskuar si lopë fitoi në “Body Art Awards 2010”

Orë e orë të tëra pune prej mëngjesit me “plot gjak, ëmbëlsira dhe lot” janë investuar në lopën e maskuar, e cila fitoi vendin e parë në garën e sivjetshme me tematikë indiane.

“Ky në të vërtetë është portreti im. Kjo jam unë si lopë”, tha autorja duke u mahitur.

“Nëse fiton dhe nuk je krenare për veprën tënde, kjo nuk është aspak e këndshme. Fitorja është shumë e rëndësishme, për këtë arsye mendoj se shumica e kanë pëlqyer punën time”, thotë Magdalena e cila tha se konkurrenca në “Body Art Awards” sivjet ka qenë shumë e fortë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version