Ky është një moment rrëqethëse, kur një grua me çdo kusht mundohet ta ndihmojë burrin pranë timonit që kishte humbur vetëdijen nga mbidoza.
Burri i paidentifikuar po qëndronte brenda veturës së tij në një rrugë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, kur një kalimtare e rastit iu afrua dhe filloi ta filmojë burrin që kishte humbur vetëdijen nga konsumimi i tepërt i barnave, transmeton Telegrafi.
Jennifer Dillon ishte duke ecur në trotuar së bashku me një mikeshë, kur e vërejtën se diçka nuk ishte në rregull me veturën që ishte ndalur midis rrugës, brenda të cilët po qëndronte një burrë pavetëdije.
Të shokuara nga ajo çfarë panë menjëherë i telefonuan policisë, por për asnjë moment nuk ndaluan së filmuari ngjarjen e tmerrshme.
Pas inspektimeve të policisë ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/