Site icon Telegrafi

Burri hedh nga 33 metra lartësi gruan shtatzënë, por ndodh mrekullia

Ndonëse me dëmtime të shumta në trup, një grua dhe bebja që kishte në bark arritën t’i shpëtonin rënies nga 33 metra lartësi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, për ngjarjen e ndodhur më 9 qershor, autoritetet kanë vënë në pranga bashkëshortin e saj.

Wang Nan, e cila është 3 muajshe shtatzënë, u shty nga maja e një shkëmbi në Parkun Kombëtar Pha Taem, në provincën e Ubon Ratchathani të Tajlandës.

Ajo pësoi fraktura në kofshë, krahë e gjunjë, por arriti që për mrekulli t’i shpëtojë vdekjes së bashku me beben që kishte në bark.

Policia thotë se rënia e saj, në një mënyrë apo në tjetrën, ishte më e butë për shkak të pemëve, përcjell tvklan.al.

Want i tha fillimisht policisë se kishte rënë vetë, aksidentalisht, por oficerët nuk u bindën nga dëshmia e saj dhe pas hetimeve arritën tek bashkëshorti.

Zyrtarët e policisë zbuluan gjithashtu se ai e kishte hedhur 32-vjeçaren pasi kërkonte të merrte pasurinë e saj, rreth 2.5 milion paund, për të paguar borxhet.

Pas arrestimit gruaja u tha oficerëve se nuk kishte arritur t’u tregonte të vërtetën pasi bashkëshorti nuk e kishte lënë vetëm për asnjë moment në shtratin e spitalit dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do t’i tregonte policisë.

Çifti ishte nga Kina, por ndodheshin në Tajlandë për pushime.

Exit mobile version