Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës të mërkurën paradite.
Një person i paidentifikuar hyri në derën e institucionit me një shishe benzinë në dorë duke tentuar t’i vërë flakën vetes.
Në momentin që personi hodhi benzinën mbi trupin e tij, ndërhynë punonjësit e bashkisë dhe policët bashkiakë për ta ndalur.
Fatmirësisht ndërhyrja ishte në kohë dhe burri nuk ka mundur ta ndezë flakën.
Fotot tregojnë momentin kur policët e kanë kapur personin që tentoi të digjej dhe po e shoqërojnë për në komisariat./lapsi/