Një burrë është filmuar nga një kamerë amatore duke shqelmuar në fytyrë një djalë të vogël, i cili po ecte në rrugë me gjyshen e tij.
Pamjet rrëqethëse shfaqin vogëlushin duke ecur në trotuar në një ditë me diell. Por derisa po i afrohej një burrë, pa kurrfarë arsye shqelmohet në fytyrë duke përfunduar me fytyrë në tokë, transmeton Telegrafi.
Dhe është interesant se si ky burrë pa fije turpi vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, derisa vogëlushi mbeti i përplasur në tokë.
Si pasojë e sulmit vogëlushi ka përfunduar në spital me lëndime dhe ënjtje në kokë, ndërsa policia e Tajlandës është vënë pas burrit i cili sulmoi djalin e vogël pa ndonjë arsye – dhe atë në prezencë të gjyshes. /Telegrafi/