Një grua që vuante nga ndjesia e hidhur e tradhtisë, ka thyer BMW-në e burrit të saj kur zbuloi se ai e kishte mashtruar gjatë këtyre 10 viteve sa ishin të martuar.
Videoja e gruas – që u ngarkua në internet – shfaq momentin kur ajo ishte para automjetit të cilit veçse ia kishte thyer plotësisht xhamin e përparmë, në kohën kur burri i saj ishte brenda veturës, transmeton Telegrafi.
Gruaja ka thënë se “e njihte vajzën (dashnoren e tij) shumë mirë” dhe se “kjo është kostoja që ai do të paguajë për një natë (me të)”.
Xhirimi mban titullin “gruaja e nervozuar ia thyen veturën burrit, teksa ai ishte brenda”. Por, nuk dihet saktë se ku e kur janë xhiruar këtë pamje. /Telegrafi/