Telegrafi

Burri gjen copën më të madhe të arit në Angli me një detektor të vjetër

Pjesa më e madhe e arit e gjetur ndonjëherë në Angli është detektuar nga një mjet i vjetër metalik.

Richard Brock, 67 vjeç, ka udhëtuar me veturë për tre orë e gjysmë nga Somerset në Shropshire për të gërmuar në një tokë bujqësore në Hills.

Kur shkoi, ai zbuloi se mjetet e tij për detektimin e metaleve nuk po funksiononin dhe duhej të merrte një mjet të vjetër me defekt.

Bëhet e ditur se 20 minuta pas gërmimit, Brock gjeti copën më të madhe të arit të varrosur nën tokë e cila peshonte 64.8 gramë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

I quajtur Hiro, metali besohet të jetë gjetja më e madhe e këtij lloji në tokën angleze dhe pritet të kap vlerën e 30 mijë paundëve (afro 35 mijë euro) në një ankand i cili zgjat deri më 1 prill.

“Nuk mund ta besoja. Shkova vonë, kërkimi i thesarit i cili duhet të zgjaste gjithë ditën, ishte vetëm çështje minutash”, tha Brock.

Gjetja e rrallë është bërë pranë fshatit Much Wenlock, i cili thuhet të ketë qenë një rrugë e vjetër me linja hekurudhore.

“Kjo thjesht tregon se nuk ka rëndësi se çfarë pajisje përdorni. Nëse jeni duke ecur mbi gjetjen dhe jeni të vëmendshëm ndaj asaj që mund të fshihet, kjo e bën ndryshimin”, shtoi Brock. /Telegrafi/