Telegrafi

Burri i flet bashkëshortes, pas 20 vitesh heshtjeje nga inati (Video)

Otou Katayama nga Nara e Japonisë, nuk i ka folur bashkëshortes për 20 vite resht, sepse ajo kishte thënë diçka që e ka nervozuar.

Për dy dekada, ai ka jetuar me bashkëshorten Yumi dhe tre fëmijët e tyre në të njëjtën shtëpi, por e ka injoruar kur ajo përpiqej të bisedonte me të, transmeton Telegrafi.

Në vend të ndonjë fjale, tundje koke apo lëvizje dore, ajo është përballur me një mur të heshtjes.

Duke parë këtë situatë, djali tyre Yoshiki i ka kontaktuar drejtuesit e një kanali televiziv dhe ka kërkuar ndihmën e tyre, që të bëjnë diçka në këtë drejtim.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur Otou më në fund i flet bashkëshortes, ndërsa tre fëmijët e tyre dhe drejtuesi i emisionit dëgjojnë nga larg.

“Është bërë kohë e gjatë, prejse nuk kemi biseduar. Ti ishe shumë e preokupuar me fëmijët”, ka thënë Katayama, pas kohës së gjatë pa i thënë asnjë fjalë gruas. /Telegrafi/

https://youtu.be/-70-9ffOKyg