Site icon Telegrafi

Burri fiton 138 mijë euro në lotari në përpjekjen e tij të parë: Ishte ideja e nënës time

Një burrë nga Karolina e Veriut fitoi një çmim llotarie prej 138,000 euro falë disa këshillave nga nëna e tij.

Banori i Rock Hill, Savion Lytle, tha se nuk kishte blerë kurrë një biletë lotarie përpara se të dëgjonte këshillat e nënës së tij, përcjell Telegrafi.

“Mamaja ime ishte në fakt ajo që më tha”, zbuloi ai.

Dhe Lytle fitoi 138,000 euro në përpjekjen e tij të parë.

“Ishte hera ime e parë që luaja lotari”, tha ai.

Amerikani njoftoi se disa nga fitimet e tij do të shkojnë drejt pagesës së shkollës tregtare, ku ai shpreson të mësojë saldimin. /Telegrafi/

Exit mobile version