Policia në Fargo, Dakota e Veriut, deklaroi se një prej tyre u vra gjatë të shtënave me armë zjarri në një rrugë të mbushur me njerëz, incident që gjithashtu plagosi në mënyrë kritike dy oficerë të tjerë dhe dy civilë.
I dyshuari vdiq si rezultat i të shtënave që ndodhën në kryqëzimin e rrugës 25th South dhe 9th Avenue South, njoftoi policia, raporton abcnews.
“Gjithsej pesë persona kanë pësuar lëndime në këtë incident. Departamenti i Policisë Fargo mund të konfirmojë se një nga oficerët e saj ka vdekur si pasojë e plagëve të marra dhe dy mbeten në gjendje kritike”, deklaruan zyrtarët e qytetit dhe shtuan, “dy civilë të tjerë të përfshirë kanë pësuar lëndime të rënda gjersa i dyshuari a vdekur si rezultat i të shtënave”.
BREAKING: Three police officers have been shot in Fargo, North Dakota. Two of the officers are in critical condition according to our local CBS News affiliate. Officials say there is no known threat to the public at this time. pic.twitter.com/1BA8J3CYrQ
— CBS Evening News (@CBSEveningNews) July 14, 2023
Policia fillimisht evakuoi banorët në zonën e të shtënave gjatë hetimit, por konfirmoi menjëherë pas kësaj se nuk kishte më kërcënim për publikun e gjerë.
Hetimi është në vijim dhe identiteti i personave të përfshirë nuk bëhet me dije për momentin pasi procesi i njoftimit të familjarëve është në vijim. Motivi i të shtënave për momentin nuk dihet.
Departamenti i Policisë Fargo konfirmoi se ata nuk do të japin asnjë informacion shtesë përpara një konference të planifikuar për shtyp të shtunën në mëngjes (ora 16:30, sipas kohës sonë lokale). /Telegrafi/
Currently, Multiple law enforcements are on the scene in a response to an active shooter situation in Fargo, North Dakota. The incident unfolded when the police arrived, and the gunman began firing, witnesses reporting hearing automatic gunfire. pic.twitter.com/bvHiDV5XNf
— TheRealLaine (@thereallaine) July 14, 2023