Telegrafi

Burri e quan gruan e tij ‘dembele’ për shkak se ajo refuzon që të gatuaj për shkak të valës së të nxehtit

Vala e të nxehtit i ka bërë të gjithë të ndihen disi të “trullosur” dhe ne të gjithë po provojmë që të mbajmë veten të freskët.

Disa njerëz do të bëjnë kondicionerin e tyre të improvizuar me një ventilator dhe me një sahan me ujë dhe akull, ndërsa të tjerët dëshirojnë të shmangin përdorimin e furrave ose pllakat e gatimit vetëm që mos ta bëjnë shtëpinë e tyre më të nxehtë.

Një grua së fundmi tregoi se si ajo nuk dëshironte që të gatuante fare nëse mundej për shkak të motit, dhe ajo shkoi në Pazar për blerjen e disa përbërësve të shpejtë për përgatitjen e ushqimit, shkruan The Mirror, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kur u kthye në shtëpi, ajo pretendon se burri i saj dëshironte që të shkonte në pazar në mënyrë që të përgatiste ushqim në furrë, dhe se ai e quajti atë “dembele” për shkak se ajo nuk e bëri këtë gjë.

Duke përdorur Mumsnet, gruaja në fjalë shpërndau një postim ku pyeti se nëse ajo po tregohej e paarsyeshme për mos përgatitjen e drekës tradicionale të së dielës.

Ajo tha “Ai mendon se unë jam dembele për shkak se më pëlqen të përgatis ushqime të lehta, kjo nuk është përtaci, por është diçka e mirë”.

“Mendoj se ai ka mendime vetëvrasëse për shkak se qëllimi i tij që të përgatis ushqim të pjekur në këtë të nxehtë është që të na ziej neve deri në vdekje brenda shtëpisë sonë”, vazhdoi tutje ajo. /Telegrafi/