Ky është momenti kur një grup nxënësish mundohen ta mbrojnë veten nga burri me dy thika në duar, të cilin e sulmojnë me çanta të shkollës.
Sulmuesi ishte futur në oborrin e shkollës me dy thika në duar, por ky veprim për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë kur nxënësit bashkuan forcat për ta përzënë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në shkollën Scala në Alphen aan den Rijn në Holandë, kurse thikat e sulmuesit as që ua trembën syrin nxënësve të cilët në një moment e rrëzuan në tokë kur e goditën me çantë.
Pas këtij veprimi ai e kuptoi se është i pafuqishëm dhe se nxënësit nuk e kishin ndërmend të dorëzohen, kështu vendosi të zmbrapset dhe u largua si qyqar.
Raportohet se policia disa orë më vonë ka ndaluar të dyshuarin 44-vjeçar, i cili më pas është dërguar në paraburgim.
Por, ajo çfarë është më e tmerrshme se sulmi ndodhi në mes të ditës në qendër të qytetit. /Telegrafi/