Site icon Telegrafi

Burri donte të filmonte demin me iPad, por e pëson keq (Video, +18)

Një burrë i cili po filmonte një luftë të demave me iPad, e ka pësuar keq kur është goditur nga një dem duke mos e vërejtur derisa po i vërsulej.

Demi ishte detyruar me forcë të futet në garë, pasi po e tërhiqnin zvarrë në terren në ishullin portugez, Tereceira, transmeton Telegrafi.

Në video shihet demi gjigant i lidhur me litar rreth qafës, derisa tetë burra mundohen ta kontrollojnë.

Por duket se burri që ishte pozicionuar mirë me iPad në dorë dhe po filmonte ngjarjen, kurrë nuk kishte besuar se do të jetë cak i sulmit të demit, i cili e përplasi disa herë, duke ia nguluar brinjët në trup.

Kjo garë që tashmë është bërë tradicionale, fton të gjithë burrat që të dalin në rrugë dhe të provokojnë demat, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë këtij burri. /Telegrafi/

Exit mobile version