Një burrë është detyruar t’ua tregojë zyrtarëve organet e tij gjenitale për të provuar se nuk e ka vrarë gruan e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i identifikuar vetëm si Barsah, ai u mor në pyetje për shkak të vdekjes së gruas së re, 23.
Nedi Sito, vjehrri i tij, deklaroi se ajo vdiq gjatë seksit si rezultat i madhësisë së penisit të tij më 26 shkurt.
Si pasojë, policia në Indonezi pastaj e detyroi atë tua tregonte penisin e tij, policisë, të afërmve të gruas së vdekur, si dhe zyrtarëve të tjerë të fshatit të tyre.
U zbulua se kishte një penis normal.
Gruaja u gjet e vdekur në shtratin e saj në Maron Kidul, në Provincën Java të Lindjes të vendit.
Ajo kishte pësuar një sulm epileptik gjatë natës, por vjehrri Sito dëgjoi thashetheme nga një fqinj që Barsah e kishte vrarë aksidentalisht gjatë seksit.
Kreu i departamentit të policisë lokale tha: “Penisi që mendohej të ishte i madh, doli të jetë me madhësi standarde. Pastaj vjehrri tërhoqi raportin dhe ata i kërkuan falje njëri-tjetrit. Vjehrri më pas ka pranuar se Jumantri vdiq nga epilepsia, nga e cila ajo kishte vuajtur që nga mosha 14 vjeçare”. /Telegrafi/