Site icon Telegrafi

Bashkëshorti i Deskosës është anëtarë në Bordin për akreditim në arsim të lartë, ministrja nuk sheh konflikt interesi

Profesori i Fakultetit Juridik, Toni Deskoski, është njëri nga 23 anëtarët e Bordit për akreditim dhe evaluim në arsim të lartë, i cili është emëruar para disa viteve me propozim të Universitetit “Kirili dhe Metodi” (UKM).

Profesorët e UKM-së kanë reaguar në rrjetet sociale se ekziston konflikt interesi, pasi Ministria e Arsimit menaxhohet nga gruaja e tij, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Arsimit Renata Deskoska është pyetur nëse për këtë ekziston konflikt interesi, ndërsa është përgjigjur se burri i saj, Toni Deskoski, është emëruar në atë pozitë para se ajo të zgjidhet ministre.

“Mendoj se asnjë njeri normal nuk pret që ai të jep dorëheqje, vetëm pse unë jam ministre e Arsimit”, ka për Makfaks, Renata Deskoska, duke shtuar se burri i saj është emëruar nga UKM, para se ajo të zgjidhet ministre.

“Qeveria nuk ka kompetenca as ta emërojë, as ta shkarkojë burrin tim, pasi është propozuar nga kolegët e tij”, shtoi Deskoska.

Në pyetjen se a duhet të kërkojë nga UKM të emërojë anëtarë tjetër në vend të burrit të saj, për shkak të konfliktit në interes, Deskoska thotë se nëse përzihet në punë të tilla, atëherë përzihet në autonominë universitetit.

Exit mobile version