Në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një burrë ka dëshpëruar tej mase fëmijët të cilët po prisnin në radhë të fotografoheshin me Babadimrin, të cilëve u tha se burri me mjekër të bardhë që shpërndanë dhurata nuk ekziston.
David Grisham me profesion prift kishte filmuar momentin kur i tregon fëmijëve se Babadimri nuk ekziston, të cilën më vonë e kishte postuar në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai u tha fëmijëve se Babadimri është personazh imagjinar, dhe se Jezu Krishti është arsyeja kryesore e festimit të Krishtlindjeve. Por duket se këto deklarata për pak sa nuk i kushtuan shtrenjtë këtij burri, i cili për pak sa nuk u rrah keq nga prindërit e vogëlushëve të dëshpëruar.
“Fëmijë dëshirojë t’ua shpjegoj që Babadimri nuk ekziston. Njeriun të cilin do ta takoni është një burrë i rëndomtë i veshur me rroba të kuqe. Kurse ju prindër, boll i gënjyet fëmijët e juaj”, u ka thënë Grisham të pranishmëve.
Shumica prej tyre e kanë injoruar duke i kthyer shpinën, derisa disa tjerë tentuan disa herë ta sulmojnë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u1xqD9-9RA0