Italiania Laura Marchesi ka ftuar avokuesit për të drejtat e kafshëve pasi që burri i saj Alessandro e ka larguar macen e saj me emrin Ivano nga shtëpia, duke e vendosur në ballkonin e tyre të hapur.
Ajo ka kontaktuar Shoqatën italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisin të cilët ia kanë gjetur asaj avokatët të cilët më të specializuar në raste të tilla.
Zonja Marchesi ka thënë se e ka gjetur macen duke u dridhur nga të ftohtit dhe të uritur pasi që kishte kaluar tërë natën në tentim për të hyrë në banesën e tyre në qytetin e Parmës.
Tani gjykata ka vendosur që zotëriu Marchesi duhet t’i paguaj gruas së tij 600 euro për shpenzimet e veterinarit dhe dëmin e shkaktuar emocional.
"Jam shumë e kënaqur me gjithë ndihmën e dhënë nga avokatët”, ka thënë zonja Marchesi.
"E dua macen time shumë, dhe ajo çfarë ka ndodhur ka ndikuar shumë në mua emocionalisht. Është e ndershme që unë të marr kompensim për këtë", ka përfunduar ajo.
Është e paqartë se çfarë efekti ka pasur kjo në marrëdhënien e çiftit.