Në internet është duke qarkulluar një video rrëqethëse, kur shfaqen dy burra që rrahen brutalisht brenda një autobusi në Kinë.
Gjykuar nga data e videos së filmuar nga kamerat e sigurisë, rrahja ka ndodhur gjatë fundjavës në qytetin Ezhou në provincën Hebei, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si një burrë i bërtet shoferit dhe në një moment nga pas i vjen një pasagjer, që me gjithë forcën e godet shqelm në gjoks burrin.
Si rezultat i goditjes së fuqishme ai përfundon në tokë pa vetëdije, kurse sikur kjo të mos i mjaftonte pasagjeri i afrohet dhe fillon ta godas.
Mediat lokale raportojnë se burri ishte nën ndikim të alkoolit dhe refuzonte të paguante biletën dhe vazhdimisht provokonte shoferin.
Gjithashtu raportohet se shoferi i autobusit dhe dy pasagjerët që u përfshinë në rrahje janë intervistuar nga policia pas publikimit të pamjeve në internet. /Telegrafi/