Telegrafi

Burri i dehur kërcen nga kati i shtatë i ndërtesës, por shpëtohet nga ekipet e zjarrfikësve – pamjet e këtij momenti publikohen në internet (Video)

Një burrë i cili ishte ngjitur në maje të një ndërtese, dhe kërcënonte policinë se do të hidhet në kati i shtatë pasi një zënke që e kishte pasur m familjarët e tij, është shpëtuar në sekondat e fundit falë një dysheku me ajër, të cilin e kishin vendosur poshtë ndërtesës ekipet e zjarrfikësve.

Ky burrë i cili dyshohej se ishte nën ndikim të alkoolit në momentin kur kërcënonte se do të kryej vetëvrasje duke u hedhur nga ndërtesa, është shpëtuar kur një ekip i zjarrfikësve vendosën ta montojnë dyshekun gjigant me ajër poshtë ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Dhe pas disa orëve negociata të pasuksesshme, ai vendosi të kërcej nga ndërtesa, por për fat të mirë ka shpëtuar pa të voglin lëndim duke përfunduar mbi dyshekun me ajër.

Ai menjëherë është arrestuar nga policia, të cilët kishin vendosur ta lënë në qeli derisa të kthjellet nga alkooli. /Telegrafi/