Site icon Telegrafi

Burri i cili që gjashtë vite pinë urinën e tij, ka humbur 50 kilogramë dhe është shëruar nga astma (Video)

Dave Murphy 54-vjeç nga Britania e Madhe, aplikon një metodë të pazakontë për të humbur kilogramët e tepërt – konsumon dy gota urinë dhe një grejpfrut.

Ai thotë se nganjëherë i mashtron të afërmit me këtë dietë, pasi ka raste kur hanë patatina. Me këtë mënyrë ka arritur të humb 50 kilogramë, dhe pranon se ndihet i shëndetshëm dhe vital si kurrë më parë, transmeton Telegrafi.

Dave këtë shprehi e kishte filluar para gjashtë viteve, dhe prej atëherë nuk është ndalur  duke konsumuar “specialitetin” e tij të preferuar.

“Përveç që po ndihem më mirë, më nuk po kam nevojë për shumë para që të mbetem gjallë. Pasi që konsumojë urinën time, nuk po kam nevojë të shpenzojë para për ushqim. Njerëzit nuk kanë nevojë të hanë ushqim në masë të madhe, pasi urina i përmban të gjitha që i nevojiten një njeriu”, ka shtuar ai.

Dave thotë se e shfrytëzon urinën për hidratimin e fytyrës, dhe se i ka ndihmuar të shërohet nga astma.

“Nëse keni ndonjë infeksion, atëherë duhet ta dini që urina juaj ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar atë. Ajo gjithashtu rrit imunitetin e njeriut dhe shëron astmën”, ka shtuar për fund Dave.

Më herët e pinte të ftohtë nga frigoriferi me pak grejpfrut, ndërsa tani e pinë derisa është ende e nxehtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gT5ftNOdGxw

Exit mobile version