Një burrë ka rënë nga kati i lartë i një qendre tregtare, duke rënë mbi një blerëse, që kishte shkuar për të blerë aty.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, regjistrimet e filmuara në internet treguan dëshmitarët që bërtisnin pasi burri ra në kompleksin në lindje të Londrës rreth orës 16:00.
Gjithashtu, pamjet u shpërndanë, në të cilat shihen dy persona të shtrirë në dysheme, duke u trajtuar nga respondentët e emergjencave.
Më vonë u krijua një “rrethojë” rreth zonës ku burri ra.
Policia tha se gjendja e gruas nuk është kërcënuese për jetën, por nuk ka përditësim të informatave rreth gjendjes së burrit.
Tatiana Baio, e cila ishte duke punuar në dyqanin e Disney në katin përdhesë të qendrës tregtare gjatë incidentit ka thënë: “Unë pashë vetëm një grumbull njerëzish drejt vendit ku ndodhi”. /Telegrafi/