Burri i aktores së famshme që vuan prej kancerit ka ngritur një padi kundër menaxherit dhe ekipit të saj, ku po i fajësojnë për sëmundjen e Shannon Dohertyt.
Edhe pse Shannon ishte e para që ka paditur menaxhmentin e saj, ata arritën një marrëveshje.
Por, si duket bashkëshorti aktores ende nuk është pajtuar me këtë fakt, kështu që vendosi t’i padit, transmeton Telegrafi.
Kurt Iswarienko pohoi se “menaxhmenti nuk ishte i shqetësuar për shëndetin e saj duke i shkatërruar edhe jetën seksuale, ndërsa edhe të ardhurat financiare janë të këqija këtë vit”.
Mjekët kishin pohuar se aktorja ishte sëmurë prej kancerit në kohën kur nuk ishte e kishte paguar sigurimin shëndetësor. /Telegrafi/