Site icon Telegrafi

Burri 66-vjeçar nga Teksasi blen një ‘billboard’ me shpresën për të gjetur një ‘grua të mirë’

Shumë u janë drejtuar aplikacioneve, por një burrë që sapo u transferua në Georgetown, Teksas vendosi se donte të provonte diçka paksa më ndryshe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë të quajtur Jim Bays.

Ai është një 66-vjeçar që e ka bërë jetesën duke ndërtuar shtëpi.

Por tani pasi u transferua në Teksas gjashtë muaj më parë nga shteti i Uashingtonit, ai shpreson të ndërtojë diçka më të rëndësishme.

“Unë jam duke kërkuar për dashuri”, tha ai.

Dhe mënyra se si ai do të gjejë dashurinë shihet në anën e autostradës 29 pranë Bertram – përmes një ‘billboard-i’. /Telegrafi/

Exit mobile version